Diego Simeone është një mjeshtër i taktikës dhe karikimit të skuadrës së tij. Shumëkush nuk e pëlqen futbollin që luajnë Atletico Madrid, por trajneri argjentinas, i cili është trajneri më i paguar në botë (përfiton rreth 40 milion euro në sezon), e ka dërguar klubin në nivele të larta dekadën e fundit.
49-vjeçari qëndron në stolin “Colchoneros” prej vitit 2011 dhe ky mund të jetë sezoni i fundit si trajneri i Atleticos. Mediat spanjolle raportojnë se Simeone do të largohet me shumë mundësi në fund të këtij sezoni, pavarësisht se si shkon ecuria e djemve të tij në Champions League.
Simeone pritet të heqë dorë nga kontrata e tij, duke zgjedhur një largim pa probleme. E ardhmja e trajnerit latin, i cili ka fituar 7 trofe me Atletico Madrid, është e ndarë mes Serie A dhe Premier League, por duhet pritur vera për të mësuar më shumë për aventurën e tij të re. /abcnews.al