Situata sa vjen e bëhet edhe më e vështirë prej Coronavirusit. Në Spanjë dhe Francë është vendosur të luhet me dyer të mbyllura, kurse në Itali e Zvicër janë pezulluar për momentin aktivitet sportive. Edhe takimet e Champions League dhe Europa League, një pjesë e tyre, do të luhen pa tifozë.
Takimi i fundit që konfirmohet se do të zhvillohet me dyer të mbyllura është ai mes gjermanëve të Bayern Munich dhe Chelsea. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i Bild, Christian Falk, i cili shkruan se është e konfirmuar që kjo ndeshje, të mërkurën e ardhsmje, do luhet pa praninë e publikut.
Gjithsesi ka dhe një skenar tjetër, që sipas CAT Radio, UEFA po mendon pezullimin e Champions League dhe Europa League. Qeveria e Futbollit europian pret që të mbyllet edhe raundi i fundit i këtyre ndeshjeve që zhvillohen së afërmi.
Sigurisht do shihet se di do të jetë gjendja dhe së shpejti edhe do të merret një vendim. Pavarësisht dëmit ekonomik që shkaktohet nga ndalja e futbollit, shëndeti i njerëzve është parësor dhe UEFA po mendohet mirë para se të marrë një vendim final. /abcnews.al