Bardhi: Maskat që u janë dhënë mjekëve të skaduara, krim shtetëror

schedule13:20 - 10 Mars, 2020

schedule 13:20 - 10 Mars, 2020

Përfaqësuesit e PD janë organizuar në monitorimin e qendrës shëndetësore Kamëz. Ish – deputiti i PD, Gazment Bardhi e quajti deklratën e ministres Manastirliu një propagandë, ndërsa bëri me dije se me maskat higjenike po bëhet një krim shtetëror. Sipas tij mjekëve i janë vënë në dispozicion mjete të skaduara.

“Përdorimi i maskave ka shkaktuar irritim dhe probleme në frymëmarrje. Jemi njohur me një fakt tronditës që tregon papërgjegjshmëri. Kutitë me maska higjenikë kanë një pullë që nuk shihet data e skadencës. Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një veprimtari kriminale me pasoja të shëndetit. Për 1 mln 200 mijë maska, kemi marrë një denoncim që ka përdorimi i tyre kemi irritim, në disa raste ka shkuar në probleme me frymëmarrjen. Nuk janë masa mbrojtëse mjekësore, por janë mbetje. Mjekëve nga maskat i rrezikohet shëndeti”, tha Bardhi.

Nga qendra Shëndetësore e Kamzës i bëri apeli Prokurorit të Shqipërisë, ndërsa u shpresh se kjo që po bëhet është një krim shtetëror.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!