Një tjetër Armando po impresionon në Angli. Bëhet fjalë për sulmuesin e Ipswich Town, Armando Dobra. Futbollisti, i cili së fundmi ishte pjesë e Shqipërisë U19, ka shënuar një gol spektakolar me ekipin 23-vjeçarëve.
Ipsich barazoi 1-1 me uellsianët e Cardiff City dhe Dobra mori topin dhe për gati 40 metra përparoi, shkoi në zonë dhe me një lëvizje të bukur nxori blof kundërshtarët. Më pas mposhti edhe portierin kundërshtar.
Sulmuesi ka provuar që të luajë edhe me ekipin e parë, në ligën e tretë angleze. Në tre përballje ka luajtur si zëvendësues, ndërkohë që është aktivizuar edhe në FA Cup. Broja është një lojtar me perspektive, i cili në muajin prill mbush 19 vjeç. /abcnews.al
? An impressive solo goal from Armando Dobra as Town U23s drew 1-1 with Cardiff City this afternoon.
? #itfc pic.twitter.com/PwISbUsm5t
— Ipswich Town FC (@IpswichTown) March 9, 2020