Humbja me Vllazninë, objektivi dhe e ardhmja e Sormanit: Flet Olsi Rama

schedule21:26 - 9 Mars, 2020

schedule 21:26 - 9 Mars, 2020

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka folur për mediet e pranishme në stadiumin “Loro Boriçi” pas humbjes ndaj Vllaznisë, duke prekur shumë tema rreth klubit të kuq.

HUMBJA – “Është një humbje që dhemb, sepse bëmë shumë pis ujërat në klasifikim. Ne do të respektojmë garën, do të vazhdojmë të luajmë dhe do të kërkojmë respekt. Trajneri është bërë për punë afatgjatë. Kur e morëm nuk i kërkuam titullin kampion. E morëm që duhet të rindërtojmë bazën e asaj që u prish në fazën e parë. Po ndikon negativisht mungesa e një shpirti grupi dhe skuadre. Që lojtarët nuk po e shprehin. Janë lojtarë që nuk janë mësuar të luajnë për këto objektiva dhe ndoshta prandaj nuk gjejnë dot veten e tyre. Trashi është shumë i rëndësishëm, por të rëndësishëm janë të gjithë ata që futen në fushë. Ne kemi rezerva dhe nuk do të bënte problem nëse mungonte Trashi, Alban Hoxha apo kushdo qoftë”.

TIFOZËT – “Fakti që u luajt pa tifozë, është humbje për futbollin. Kjo është një fushë ku luhet gjithmonë futboll dhe sportdashësit janë gjithmonë model. Për këtë arsye më vjen keq që u luajt pa tifozë në Shkodër”.

VLLAZNIA – “Nuk dua të futem fare në këto diskutime, i uroj Vllaznisë suksese. Ka një ekip simpatik që lufton gjithmonë. Sot luftuan më shumë se ne. Nuk jam aspak i kënaqur me lojën e ekipit. Të gjithë pa përjashtim nuk dhanë atë që pritej. Edhe vjet në fazën e parë në Shkodër kemi marr një fitore që nuk e di sa e merituar ishte sepse nuk luajtëm mirë as atëherë”.

NDESHJA – “Kam kohë që  i them djemve dhe stafit që duhet ti marrim ndeshjet një nga një. Nuk bëhet fjalë për vendin e parë, dytë, tretë, katër, pesë, gjashtë apo shtatë. Është thjesht që ne duhet të zbresim në fushë për të dhënë maksimumin. Pastaj marrim tre pikët apo barazojmë, kjo varet nga ajo që çfarë japim në fushë. Sot nuk e dhamë dhe merituam të kumbisnim.”

OBJEKTIVI – “Atë do ta shohim kur të vijë fundi i sezonit. Unë po mendoj shumë zhurma që nuk do bëhen lojërat kombëtare e ndërkombëtare të kalojmë njëherë këtë emergjencën që kemi tani se nuk është vetëm për ne dhe pastaj të shohim ku do jetë Partizani”, përfundoi Olsi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!