Ministria e Shëndetsisë deri më tani nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me gjendjen shëndetsore të përsonave të konfirmuar me koronavirus.
Gazetarja Erneta Shevroja raporton për ABC News se zona e spitalit Infektiv vijon të jetë e rrethuar me perimetrin e sigurisë dhe asnjë pacient i pa autorizuar nuk lejohet që të futet brenda rrethimit.
“Shihet se zona është e rrethuar me gardh për të evituar kalimin e çdo shtetasi në spital. Hyrja në spitalin efektiv bëhet vetëm në mënyrë të autorizuar,”tha gazetaja.
Ndërkohë burime prane infektivit bëjnë me dije se gjendja e të infektuarve është e stabilizuar dhe asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur komplikacione.
Ndër të tjera gazetarja e abcnews.al bën me dije se si pasojë e mesazheve të shumta që duhet të bëjmë kujdes, është ulur fluksi i pacienteve që paraqiteshin në urgjencë./abcnews.al