Trajneri i Leipzig, Julian Nagelsmann, ka folur në konferencë për shtyp para sfidës së kthimit kundër Tottenham, që do të luhet në Gjermani dhe me praninë e tifozëve. Sfida luhet nesër dhe para takimit, Nagelsmann tha: “Ky është padiskutim një duel mes dy ekipeve të barabarta. Unë nuk po mendoj shumë për këtë pjesë”.
“Dua të kaloj me ekipin tim në raundin. Por Leipzig kundër Tottenham Hotspur është padyshim një sfidë mes dy skuadrave të barabarta.”
“Secili nga ne do të shtyjë veten deri në limite nesër. Nuk ndodh shpesh që të luani kundër Tottënham në raundin e 1/16-ve të Champions League dhe të keni mundësinë për të kaluar në çerekfinale.”
“Timo Werner u stërvit normalisht dje. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ai do të fillojë titullar nesër”, përfundoi Nagelsmann./abcnews.al

