Vendimi i fundit: Sporti italian merr pushimet, topi kalon në anën e qeverisë

schedule18:21 - 9 Mars, 2020

schedule 18:21 - 9 Mars, 2020

Në Itali kanë marrë një vendim në lidhje me sportin. Koronavirusi është tema e momentit dhe të gjithë po marrin masa parandaluese ndaj përhapjes së madhe të virusit.

Gjithçka është pezulluar në vendin fqinj dhe asnjë aktivitet nuk do të luhet deri në datë 3 prill. Komiteti Olimpik Kombëtar Italian (CONI) ka vendosur të pezullojë gjithçka dhe tani pritet një dekret i kryeministrit për ta miratuar.

Kreu i CONI, Giovanni Malago dhe kryetarët e 15 Federatave italiane kanë dalë në një vendim për përbashkët për të frenuar të gjitha ndeshjet sportive deri në ditët e para të muajit tjetër. Tani topi ka kaluar në anën e qeverisë, që do të thotë fjalën e fundit në lidhje me këtë situatë të vështirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!