Timo Werner po shkëlqen me Leipzig dhe shumë klube të mëdha europiane janë gati të paguajnë për shërbimet e tij. Sulmuesi gjerman ka shënuar 27 gola në të gjithë kompeticionet këtë sezon dhe është gati për transferimin e madh.
Liverpool është ndër klubet më të interesuara për 24-vjeçarin, i cili nuk e ka mohuar dëshirën për të punuar me një trajner si Jurgen Klopp. “The Reds” e kanë të qartë rivalitetin e madh që do të hasin në merkato dhe kanë një plan të qartë për të mbërritur te lojtari i kombëtares gjermane.
Bild raporton se kampionët e Europës kanë një propozim interesant për Leipzig. Ata po tentojnë të arrijnë një akord me klubin gjerman dhe janë gati ta lënë Werner në huazim te skuadra aktuale edhe për sezonin e ardhshëm. Një opsion që tundon Leipzig, që do të bazohej edhe për një sezon tjetër te kualiteti dhe golat e lojtarit. /abcnews.al