“Shëndeti i shqiptarëve është në duart tuaja”: Basha thirrje mjekëve dhe këshilla qytetarëve

schedule14:00 - 9 Mars, 2020

schedule 14:00 - 9 Mars, 2020

Kreu i PD, Lulzim Basha nga selia blu u është drejtuar me një thirrje të gjithë mjekëve dhe infermierëve, pasi në vend u konfimruan dy rastet e para me koronavirus.

Basha shprehu mbështetjen ndaj tyre, ndërsa u kërkoi të mos hezitojnë me kërkesat për mjetet që ju nevojiten. Po ashtu kryedemokrati iu drejtu me një thirrje edhe qytetarëve, veçanërisht ata që kthehen nga Italia e veriut, ku u kërkoi të kryejnë ekzaminine dhe të shmagnin kontaktet për një periudhë 2 javore.

“Të dashur mjekë dhe infermierë shëndeti i shqiptarëve është në duart tuaja. Sytë, veshët dhe mendjet e njerëzve si asnjëherë janë të drejtuara tek ju. Sot jemi të gjithë më mbështetjen tuaj. Nuk duhet të nguroni për asnjë cast të kërkoni çfarë ju nevojitet.

Qeveritë shkojnë e vijnë, ata që do të mbeten jeni ju. Ata që keni në dorë jetën e gjithësecilit në vend. Ne kemi një ndër stafet më të specializuara ajo që duhet tu japim sot janë mjetet. Të gjithë duhet të dëgjojmë zërin tuaj.

Të dashur bashkëqytetarë sot duhet të jemi të ndërgjehshëm dhe të përgjegjshëm. Të gjithë ju që vini nga Italia drejtohuni për ekzaminime dhe shmagni kontaktet me qytetarët dhe të afërmit për një periudhë dy javore. Kujdes të vecantë duhet të keni me të moshuarit. Ne do të jemi në ndjekje të situatës hap pas hapi”, tha Basha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!