“Mbyllni kufijtë se na morët në qafë!”, Rama për koronavirusin: Është masë shumë drastike, ja si do veprohet

schedule09:46 - 9 Mars, 2020

schedule 09:46 - 9 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë ditën e sotme në një mbledhje të jashtëzakonshme për koronavirusin.

Gjatë kësaj mbledhjeje kryeministri tregoi hapat që do të ndiqen tashmë që u konfirmuan dy rastet e para në vendin tonë.

Rama ka folur fillimisht për dy rastet e para ndërsa shtoi se tashmë Shqipëria ka hyrë në fazën tjetër si vend i prekur nga koronavirusi dhe plani për këtë situatë, sipas tij, ka qenë i parapërgatur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Sa i përket opsionit të mbylljes së kufijve, kryeministri shpjegoi gjatë fjalës së tij se kjo është një masë drastike dhe mund të ndiqet vetëm në raste specifike.

Rama u shpreh:

OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve. Është një masë shumë drastike, e përdorur thuajse fare, ose pjesërisht në raste shumë specifike, të lidhura me të dhëna shumë specifike që Shqipëria nuk i ka. Ne planin e veprimit e kemi në tryezë dhe sot me konfirmimin e rastit të parë, futemi në skenarin e parë”.

Lidhur me këtë çështje ka pasur një numër të madh komentesh në videon që po transpeton drejtpërsëdrejti mbledhjen e qeverisë në llogarinë personale të kryeministrit në Facebook.

Një prej qytetareve shkruante: Mbyllni kufijtë se na morët në qafë!! Ndërsa shumë të tjerë sygjeronin se kjo masë duhej të ishte marrë me kohë.

Në konferencën për mediat u njoftua gjithashtu se qeveria ka vendosur një fond prej 400 milionë lekësh për sistemin e shëndetësisë në mënyrë që të përmbushen e nevojat në këtë fazë të situatës.

Disa nga komentet e qytetarëve:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!