Emre Can zbulon prapaskenën: E refuzova për një sekondë gjigantin anglez

schedule09:15 - 9 Mars, 2020

schedule 09:15 - 9 Mars, 2020

Emre Can zgjodhi Borussia Dormund në merkaton e janarit,pasi te Juventusi hapësirat për të ishin të pakta. Lënia jashtë listës së Champions League nuk ishte pritur edhe aq mirë nga mesfushori, i cili kishte si synim të bindte trajnerin e Gjermanisë për ta përfshirë në listën e lojtarëve që do të shkojnë në EURO 2020.

Së fundmi ai ka folur edhe për ofertat që kishte në janar, mes tyre edhe ajo e Manchester United, rivali i përjetshëm i Liverpool. Emre Can, as që e ka marrë në konsideratë propozimin e bërë nga “Djajtë e kuq”, pikërisht prej faktit që në të shkuarën ka luajtur me skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp.

“Kisha tre oferta vetëm nga Premier League, përfshirë edhe Manchester United. Nuk e mendova për asnjë sekondë atë, për shkak të shkuarës time te Liverpool”, është shprehur Emre Can për “Sky Germany”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!