Gentian Muça, kapiteni i Tiranës, pas fitores me Laçin foli në lidhjen direkte me emision “Gol pas Goli” në Supersport. Fillimisht foli për mbrojtjen. “Kemi punuar shumë në mbrojtje, jo vetëm si repart, por si ekip. Puna ka dhënë fryte. Skuadra po mbron mirë. Normalisht ka gabime, por qëllimi është t’i pakësojmë sa më pak. Nuk është ndonjë dramë edhe të barazojmë. Duhet të mos humbim durimin dhe ky është çelësi i suksesit”.
“U bënë të gjitha kushtet bashkë, debutimi përkoi me momentin më të vështirë. Kundër Kukësit debutova. Pas asaj humbje ishin në zonën poshtë. Me ardhjen e Egbo gjërat ndryshuan. Punuam dhe me fat jemi këtu”.
“Së pari nuk duhet të mendojmë se e kemi marrë kampionatin. E vërtetë është që po përjetojmë një ëndërr, por duhet të jemi këmbë në tokë. Duhet të vazhdojmë të jemi seriozë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës. Kalendari është i vështirë, por jemi ne që e bëjmë kalendarin të lehtë ose të vështirë”, përfundoi Muça./abcnews.al