Edi Martini, trajneri i Teutës, pas ndeshjes me Flamurtarin deklaroi në “Gol pas Goli” në Supersport: “Nuk kam fjalë, gabim i pafalshëm. U munduam ta mbajmë ekipin të karikuar. Ajo që treguam në fushë sot, është si vetëvrasje. Të fitosh në Tiranë dhe ta çosh dëm, nuk është normale. Është një faj i të gjithëve ne kjo diçka e tillë”.
“E kishim fituar pa nisur. Pa mobilizim të hap kushdo probleme. Kemi lënë 4 pikë me skuadrat e fundit dhe janë pikë që do të na godasin në fund. E nisëm lehtë ndeshje, sikur e kishim fituar”.
“Do punojmë me sulmuesit që kemi. Hebaj ishte i dëmtuar. Ndikuan mungesat e Hoxhës dhe Todorovskit, kurse Kallaku u fut më vonë. Nuk është çështje goli, por mentaliteti. U futëm sikur e kishim fituar dhe kjo është një vetëvrasje”.
“Nuk dua të merrem me emra, por tek i gjithë ekipi. Kur nuk jep maksimumin në fushë, nuk funksionon asgjë. Po dështojmë atëherë kur duhet të fitojmë. Nuk funksionuam si grup, ia lamë njëri-tjetrit për ta zgjidhur dhe nuk ndodhi. Goli i Harunit? Nuk di ccfarë të them, është gol shumë i rëndë dhe që do ta mbaj mend gjatë”. /abcnews.al

