Ambasada e SHBA kundër idesë së shkëmbimit të territoreve

schedule14:52 - 15 Shkurt, 2018

schedule 14:52 - 15 Shkurt, 2018

Pas Gjermanisë edhe SHBA kundërshton me forcë idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Në një përgjigje për “Gazetën Exspress”, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se një veprim i tillë do të hapte më shumë probleme se sa do të zgjidhte. “Të gjitha palët duhet të jenë kreative për të gjetur një zgjidhje”, theksohet në përgjigjen e selisë diplomatike. Megjithatë, nënvizohet se SHBA mbështetë fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që lehtësohet nga BE-ja. Gjithashtu inkurajon dy palët që të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet. Ndërkohë, ditë më parë “Gazeta Express” publikoi një artikull në të cilin denonconte se Kosova po negocion në mënyrë të fshehtë me Serbinë për shkëmbimin e territoreve. Megjithatë një gjë e tillë nuk është pranuar e as mohuar nga presidenca kosovare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!