Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, një ambulancë është përplasur me një automjet.
Siç raporton Aldo Kozarja për abcnews.al, si pasojë e këtij aksidenti është plagosur drejtuesi i mjetit wolkswagen Golf 6 sëbashku me bashkëshorten.
Aksidenti ka ndodhur minutat e fundit në aksin Elbasan-Bradashesh.
Autoambulanca ishte duke shkuar në një rast urgjent së bashku me stafin mjekësor kur papritur ka goditur nga pas automjetin tip “Golf 6” ku udhëtonte çifti i bashkëshortëve.
Ata janë transportuar në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aldo Kozarja raporton për ABC News se shkak për këtë aksident ka qenë shoferi i autoambulancës pasi drejtonte mjetin nën efektet e alkoolit. Ndërkohë që stafi mjekësor ka marrë lëndime të lehta dhe pa rrezik për jetën.
Policia ka shoqëruar shoferin e ambulancës i cili gjatë kontrollit për të bërë testin e alkoolit ka rezultuar me testin e parw 090 mlg dhe i dyti 095mlg. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, një autoambulancë e spitalit Elbasan, me drejtues shtetasin A. M., banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A.M., banues në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit “Volkswagen”, si dhe bashkëshortja e tij shtetasja N. M., të cilët janē transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesjen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”./abcnews.al