Kalime të paligjshme në kufi, në një vit policia zbulon mbi 200 persona në Rinas

schedule13:57 - 7 Mars, 2020

schedule 13:57 - 7 Mars, 2020

Kjo është nga nga mënyrat se si shqiptarët tentojnë të kalojnë drejt vendeve të BE-së në mënyrë të pa ligjshme, me dokumente të falsifikuara.

Një nga metodat e përdorura për të kaluar nga Aeroporti i Rinasit, është fshehja e dokumenteve në pjesë të ndryshme të trupit, sic është edhe futja e tyre brenda atleteve.

Vetëm pak ditë më parë Policia e Tiranës zbuloi një nga bazat ku prodhoheshin dokumentet false, duke e cuar numrin e të arrestuarve në 12, e ndërsa të tjerë persona janë shpallur në kërkim. Burime zyrtare pranë policisë sqaruan për “ABC News” se numri i personave që tentojnë të largohen nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së me dokumente të falsifikuara ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Pjesa më e madhe e tyre, thanë burime, tentojnë të largohen nga territorit shqiptar me qëllim kërkimin e azilit apo edhe për të qëndruar ilegalisht në zonën Shengen. Për këtë arsye polici shtoi masat e kontrollit në pikat kufitare, për të parandaluar apo goditur cdo paligjshmëri.

Duke iu referuar statistikave të policisë, “ABC News” mëson se vetëm vitin e kaluar në aeroportin e Rinasit janë zbuluar mbi 200 raste të shtetasve shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë me dokumente false, të cilët janë proceduar penalisht.

Krahasuar me 4 vite më parë, numri i kalimeve të paligjshme ka ardhur në rritje, në vitin 2016 ka pasur vetëm 41 raste të tilla të zbuluara.

Kontrollet më të shumta të policisë janë kryer në vijën e dytë. Mësohet se nga Shqipëria ata kalojnë me dokumente të sakta, ndërsa në vendet e Shengenit përdorin ato të falsifikuara, kryesisht dokumente greke dhe italiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!