Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.
NJë 21 vjecare në rrethana të paqarta ka aksidentuar një person i cili ende nuk është identifikuar.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici për tu marrë në pytetje.
Policia ka njoftuar se ndodhet në vendngjarja dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 06.03.2020, rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al