“Kur kisha para dhe kaçurrela”, Zeneli reagon pas fjalimit të deputetit: Përfaqëson veten e tij

schedule18:09 - 6 Mars, 2020

schedule 18:09 - 6 Mars, 2020

Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa në një një fjalim të mbajtur në Kuvend ka tërhequr jo pak vëmendjen e të pranishmëve në sallë.

Papa i cili synon të kërkojë falje në emër të meshkujve, por ngatërrohet duke dalë në fund në përfundimin se “ishte një kohë, kur ai i jepte vajzave pranë tij më shumë uiski dhe pije të mira se sa ujë”.

Një reagim në rrjetin social “Facebook” ka ardhur nga deputeti i opozitës së re, Alban Zeneli i cili shkruan se dënon gjuhën e përdorur nga deputeti Kostaq Papa, ndërsa shprehet se nuk është dakord me etiketimin që i është bërë. Zeneli thotë se ai përfaqëson veten e tij dhe se përgjithësimi nuk i shërben askujt.

Statusi: 

Jam i shqetesuar dhe denoj me force gjuhen e perdorur nga deputeti Kostaq Papa ne foltoren e Kuvendit. E mirekuptoj revolten qe ka ngjallur ai ne media dhe ne rrjetin social, per termat e perdorura, per konceptet qe ka, dhe per nivelin qe perfaqeson. Mirepo, nuk jam dakort me etiketimin dhe me pergjithesimin qe i behet, sikur te gjithe deputetet, pas lenies se mandateve nga opozita, qenkan ky model. Papa perfaqeson vetem veten e tij, dhe ai mesa duket eshte nje personazh rrethanash. Ne Kuvend sot, ne opoziten parlamentare ka mjaft burra dhe gra me dinjitet dhe te zotet profesionalisht. Ka burra dhe gra qe vijne nga karriera te spikatura e nga kontribute per vendin. Pergjithesimi nuk i sherben askujt, thjesht tregon qendrim emocional. Demonizimi i te gjitheve dhe i gjithe politikes, nuk sherben. Secili matet me punen, angazhimin dhe produktin qe sjell ne shoqeri. Matet me bilancin, me rezultatet, me sherbimin ndaj vendit dhe qytetareve./abcnews.al