“Nuk do të shpikim rrotën”, Ruçi: Mirëpres Metën në Parlament, ose të dërgojë mesazh me shkrim

schedule17:50 - 6 Mars, 2020

schedule 17:50 - 6 Mars, 2020

Ilir Meta u zotua se do të shkojë në Parlament pas 15 marsit dhe brenda tij do të firmosë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, nëse mazhoranca nuk reflekton.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i pyetur për këtë çështje nga “ABC News”, u shfaq i pa shqetësuar nga deklarime të tilla.

“Marrëdhëniet e mia me Institucionet e Presidentit, nuk ka nevojë për të shpikur rrotën, i ka përcaktuar qartë dhe saktë Kushtetuta e Republikës”, tha Ruçi.

Megjithëkëtë, Ruçi e la derën e hapur për Presidentin.

“Mirëpres Presidentin sa herë që ai dëshiron të vizitojë Parlamentin, ose do të mirëprisja dhe do të lexoja çdo mesazh që ai do ti drejtonte me shkrim Parlamentit”, u shpreh Ruçi.

Mazhoranca nuk do të nxitojë për ta rrëzuar mënjeherë dekretin që Meta firmosi në shesh.

“Dy dekretet e fundit Kuvendi do ti shqyrtojë me shumë përgjegjshmëri, dhe shumë mirë që këto procedura përkojnë me afetet e ardhjes së përgjigjes nga Komisioni i Venecias”, tha më tej Ruçi.

Kreu i Kuvendit, po ashtu, e ftoi Metën dhe Partinë Socialiste që të komunikojnë mes tyre, sa herë kanë paqartësi apo diferenca në qëndrim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!