Të paktën 17 persona kanë humbur jetën pasi një 19-vjeçar hapi zjarr në një kampus të një shkolle të mesme në Parkland të Floridas në Shtetet e Bashkuara. Kjo është konfirmuar nga policia amerikane. I dyshuari është identifikuar si Nikolas Cruz, një ish-student i shkollës, nga e cila ishte përjashtuar për arsye disiplinore. Sherifi i zonës, Scott Israel bën me dije se autori I ngjarjes fillimisht vrau 3 persona jashtë godinës, më pas 12 të tjerë Brenda saj. 2 persona të tjerë më pas ndërruan jetë pasi u dërguan në spitalin më të afërt.
“Është katastrofike. Nuk kam fjalë”, shkruan në tuitër Aherifi Israel. Nga të plagosur 3 persona janë në gjendje të rëndë, kurse 3 të tjerë në gjendje të qëndrueshme. Viktimat nuk janë identifikuar ende, megjithatë sherifi njofton se trajneri i futbollit është mes tyre.
Pavarësisht këtij fakti, në mediat sociale kanë qarkulluar dhe emrat e parë. Mes personave që u vranë është dhe një mësuese e cila ka bërë një gjest heroic duke mbrojtur disa student më trupin e saj. Ndër të plagosurt është edhe djali i zëvendës-sherifit të zonës.
Disa momente pas nisjes së sulmit, policia amerikane dhe forcat special “Sëat” ndërhynë në kampus. Autori I sulmit Nikolas Kruz është arrestuar pa bërë rezistencë në afërsi të qytetit Coral Springs, një orë pasi u largua nga Shkolla e Mesme sipas policisë. “Ne kemi kontrolluar disa nga uebsajtet e tij dhe rrjetet sociale dhe disa gjëra që kemi parë janë shumë shqetësuese”. Theksoi Sherifi Israel. Në llogarinë e tij personale në Instagram ka publikuar disa fotografi me armë dhe përçon mesazhe kërcënuese. Kurse shokët e tij të gjimnazit tregojnë se Kruz vinte gjithmonë në shkollë i armatosur.
Ndërkohë, për këtë ngjarje ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave. “Lutjet e mija dhe ngushëllimet shkojnë për familjet e viktimave të të shtënave të tmerrshme në Florida. Asnjë fëmijë, mësues apo çdokusht tjetër nuk duhet të ndihet më I pasigurtë në shkollat amerikane”, shkruan kreu i Shtëpisë së Bardhë në tuitër.
Ky ishte incident i 6 me armë zjarri që është verifikuar në një shkollë amerikane që prej nisjes së 2018 dhe është më vdekjeprurësi që prej ngjarjes së 2012 ku në një shkollë në Kinetikat u vranë 26 persona./abcnews.al