Moti i keq në Brazil, humbin jetën 32 persona

schedule14:09 - 6 Mars, 2020

schedule 14:09 - 6 Mars, 2020

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq dhe shirave të dendur në shtetet e Sao Paulos dhe të Rio de Janeiro. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se dhjetra persona janë akoma të pa llogaritur dhe më shumë se 5,000 janë zhvendosur.

Shirat e mëdha dhe përmbytjet lënë dhjetëra të vdekur në Brazilin juglindor. Disa qytete në rajonin bregdetar Baixada Santista të Sao Paulo u prekën rëndë, duke përfshirë Guaruja dhe Santos.

Vetëm në Guaruja, kanë humbur jetën 17 persona përfshirë një zjarrfikës në misionin e shpëtimit, ndërsa rreth 200 njerëz humbën shtëpitë e tyre, shtoi Mbrojtja Civile e Sao Paulo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!