Shtëpia e Bardhë:Ka mungesë të provave për koronavirusin në SHBA

schedule07:45 - 6 Mars, 2020

schedule 07:45 - 6 Mars, 2020

Koronavirusi është kthyer në një shqetësim global për shkak të numrit të madh të viktimave që janë shënuar deri më tani nga ky virus në të gjithë botën.

Numri i vdekjeve në SHBA nga koronavirusi arriti në 12, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë ka pranuar se kombi ka mungesës së provave për koronavirusin.

Nënkryetari Mike Pence tha se administrata Trump nuk do të jetë në gjendje të përmbushë objektivin e saj për të ofruar një milion komplete testimi këtë javë. Në kongres është aprovuar një paketë të ndihmës urgjente për të luftuar shpërthimin në masë të virusit.

Në nivel global, autoritetet kanë konfirmuar më shumë se 92,000 raste të virusit. Shumica dërrmuese më shumë se 80,000 janë në Kinë, nga ku është edhe origjina e virusit. Në të gjithë botën, më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!