Shkëlqim Hajdari është ndalur te Tirana në emisionin “Pressing” në ABC News. Prokurori bën një krahasim mes punë së Skënder Gegës te Partizani sezonin e kaluar dhe atë që po zhvillon Emmanuel Egbo këtë sezon me bardheblutë.
“Tirana po ecën mirë, në letër duhet ta mundë Laçin. Me këtë hov, teorikisht i bie ta mundë Laçin, ndërsa Kukësi ka një ndeshje të vështirë në Korçë. Nëse lenë pikë në Korçë dhe Tirana mposht Laçin, atëherë Tirana marshon.
Fitorja e Tiranës dhe lënia e pikëve të Kukësit sjell mbylljen e kampionatit. Tirana ka motiv sivjet, është ndryshe. Nëse sivjet nuk del kampione, rrezikohen të gjithë që sillen rreth klubit. Tirana nuk është Luftëtari.
E dini pse ka siguri? Sepse atë punë që bëri Gega me Partizanin, atë punë po bën Egbo. Pa bujë, pa bërtitje, duke i marrë maksimumin skuadrës. Edhe vitet e tjera ka pasur futbollistë të shkëlqyer, por para se të vinte Egbo nuk po arrinte të merrte rezultate”, deklaron Hajdari. /abcnews.al