Një nxënëse e gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier u dërgua mëngjesin e kësaj të enjteje në spital me urgjencë, një ditë pasi 60 nxenës të kësaj shkolle u helmuan gjatë ditës së djeshme.
Në lidhje me këtë incident të përsëritur drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në Fier, Yllka Beci e cila ka qenë prezente në ambientet e shkollës ku ndodhi ngjarja, ka debatuar me një pjesë të prindërve që ndodheshin aty dhe me gazetaren e ABC News, Valbona Davidhi.
EKSKLUZIVE/ Tek gjimnazi “Janaq Kilica” u përdor spraj kundër arinjve: Si u helmuan 60 nxënës
Duket se për të tërhequr vëmendjen nga kjo ngjarje e rëndë, Beci ka deklaruar se vajza e nxjerrë me barrelë nga shkolla është shtatëzënë, gjë e cila rezultoi se nuk ishte e vërtetë.
Kjo deklaratë e drejtueses më të lartë të arsimit në qarkun Fier jashtë kameras është përgënjeshtruar nga mësuesit e nxënëses, por edhe mjekët.
Burime të abcnews.al nga urgjenca e spitalit të Fierit kanë thënë se vajza qëndroi rreth një orë nën mbikqyrjen e mjekëve dhe u dërgua në shtëpi. Ndërsa në kartelën mjekësore i është shënuar vetëm stres postraumatik dhe asgjë në lidhje me ndonjë shtatëzani të mundshme.
Pjesë nga debati i drejtoreshës me gazetaren dhe prindërit:
Drejtoresha: Nxënësit janë në mësim nuk ka asnjë lloj problemi.
Gazetarja: Pse erdhi ambulanca?
Drejtoresha: Moj të lutem a mund të të them dicka pa kamerave?
Prindërit: Thuaje me kamera
Drejtoresha: Me kamera do ta them. Në gjimnaz është një nxënëse shtatzane.
Gazetarja: Shtatzanë? Vajza që iku tani është shtazane?
Drejtoresha: Po. Shtatzane. /abcnews.al