Meta i përgjigjet Ramës: Nuk do merrem me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit

schedule12:17 - 5 Mars, 2020

schedule 12:17 - 5 Mars, 2020

Presidenti Meta i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama që kreu i qeverisë ka bërë sot në Kuvend.

Në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin e Bullgarisë Radev , Meta iu përgjigj interesit të medias lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama.

Me ironi kreu i shtetit u shpreh se nuk do të merret me deklaratat e “gruas së Bilalit”, siç i referohet ai kryeministrit.

Nuk do dëshiroja të shprehesha për çështje të brendshme, aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit, që e njohin gjithë shqiptarët. Ajo që është e rëndësishme është se presidenti i Bullgarisë është këtu,  na mbështet për negociatat. Kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar, dhe që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe me luftën kundër fenomeneve të tilla, për të cilat raportet botërore tregojnë kush e ka përgjegjësinë. Shpresojmë të ecim megjithatë drejt një mundësi pozitive.”- u shpreh Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!