Presidenti Donald Trump hodhi poshtë deklaratën e OBSH-së duke thenë se niveli i vdekshmërisë nuk është 3.4% dhe sipas tij niveli i vdekshmërisë është 1%”.
“Epo, unë mendoj se 3.4% është një përqindje false,” tha Trump. “Tani, ky është vetëm mendimi im por duke u bazuar në ato çfarë kemi parë, shumë njerëz kanë arritur të shërohen.
Organzata Botërore e Shëndetësisë deklaroi para dy ditësh se shkalla globale e vdekshmërisë nga koronavirusi është rritur në 3.4% nga 2%.
“Në nivel global, rreth 3.4% e rasteve të raportuara me COVID-19 kanë vdekur,” tha të martën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.
3.4% bazohet në të dhënat aktuale, dhe ekspertët besojnë se përqindja mund të ndryshojë.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 3.300 ndërsa raportohen mbi 95,000 raste në të gjithë botën.
SHBA ka raportuar 11 vdekje deri më tani 10 në Uashington dhe një në Kaliforni dhe me më shumë se 150 raste të raportuara./abcnews.al