“No Time To Die”, filmi i ardhshëm James Bond , do të shtyhet për në Nëntor për shkak të përhapjes nga koronavirusi.
Filmi planifikohej të dilte me datë 10 prill në kinema.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe vlerësimit të plotë të tregut global të kinemasë, publikimi i ‘No Time To Die” do të shtyhet deri në nëntor të vitit 2020, ” tha të mërkurën një llogari zyrtare e filmit në Twitter shkruan CNN
Filmi pritet të dalë në kinema, në Mbretërinë e Bashkuar me 12 nëntor.
Përhapja e koronavirusit, i cili ka shkaktuar më shumë se 3,000 vdekje globalisht, shumica në Azi, ka detyruar mbylljen e kinemave në Itali , Kore dhe Kinë .
Ndërkohë që Kina është tregu i dytë më i madh i filmave në botë pas SH.B.A./abcnews.al