Kapiteni i Tottenham dhe i Anglisë, Harry Kane, ka dhënë një lajm të mirë. Sipas tij, ai do të jetë gati për Euro 2020, si dhe do të jetë lideri i kombëtares së “Tre Luanëve”.
Në një intervistë për ES Magazine, Kane tha: “Në mendjen time, jam 100% gati për Europianin. Vetëm nëse ndodh një gjë shumë drastike nga tani, deri në verë. Do të jem atje me kombëtaren. Nuk jam rikthyer ende në stërvitje me skuadrën e parë, por po punoj shumë në palestër. Do të rikthehem më i fortë se kurrë.
Rikuperimi i plotë? Po flasim për disa javë, pastaj do të jem gati të luaj. Nuk dua të bëj parashikime, por shpresoj të jem i rikuperuar plotësisht në mesin e muajit prill”, përfundoi Kane./abcnews.al