Akhmat Grozny është eliminuar nga Kupa e Rusisë, nga gjiganti Zenit. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, ekipi i dy futbollistëve shqiptarë, Odise Roshi dhe Benard Berisha, nuk ia doli të fitojë. Zenit përmbysi shifrat dhe fitoo 1-2.
Golin e vetëm për Akhmat e shënoi anësori i kombëtares kuqezi, Odise Roshi. Ishte Benard Berisha ai që fitoi një penallti në minutën e 58-të, pasi driblon një prej kundërshtarëve. Odise Roshi mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe ia doli të shënojë.
Megjithatë, goli i futbollistit kuqezi nuk i vlejti shumë Akhmat Groznyt, pasi Zenit përmbysi. Fillimisht, Rigoni barazoi në minutën e 78-të, për të çuar këtë takim çerekfinal në shtesë. Në 30 minutat ekstra, Zeniti tregoi superioret, duke shënuar sërish me Zhirkov në minutën e 97-të dhe duke arritur gjysmëfinalen./abcnews.al