Kostandin Kacifas mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës.
I ftuar në studion e “ABC News”, kryetari i PBDNj-së Vangjel Dule ka folur për vrasjen e tij. Dule u shpreh se janë dhënë deklarata të ndryshme sa i përket vrasjes, ndërsa theksoi se ende nuk është thënë e vërteta edhe pse tashmë është e konfirmuar se ai kreu vetëvrasje, nga Mjekësia Ligjore.
Sipas Dules kjo është një ngjarje që duhet të marrë përgjigje sa më shpejt. Asnjë situatë e tillë nuk mund të pranohet nga një shoqëri njerëzore.
Në 1 vjetorin e vrasjes së Kacifas ju kërkuat që të dalë e vërteta. Informacionet e fundit jozyrtare janë që ka vrarë veten. Ky është një version që edhe në “ABC News”, gazetari Ferdinand Dervishi e ka thënë dy vite më parë. Provat nuk e mbështesin këtë fakt. Cili është komenti juaj, do të lehtësohej familja nëse këtu nuk do të kishim pasur vrasje shtetërore sikurse e keni quajtur?
“Së pari kemi deklarata të vetë RENEA-s pas ngjarjes, që thonë se ishin ata autorët, për shkak të rrethanave. Kemi kryeministrin që thotë po këtë gjë, por kemi edhe njoftimin për shtyp që u përgënjeshtrua nga Prokuroria.
Janë kaluar të gjitha afatet dhe duhet që të dalë versioni përfundimtar. Sa herë shprehem për këtë rast gjendem në fokusin e sulmeve.
Kemi një përgjegjësi, nuk duhet të shkojmë pas mentalitetit të disa individëve apo grupimeve. Dajla e së vërtetës nuk është kërkesë e Vagjel Dules. Kur e thekson Vangjel Dule fillon breshëria e sulmeve, kur e kërkon Parlamenti Europian, hesht. Pse nuk i kujtojmë oponionit tonë, se është kërkesë e një rezolute të caktuar të Parlamentit Europian që kërkon transparence. Përse për çdo rast në këtë Republikë kemi përgjigje zyrtare, ndërsa për dhimbjen e asaj nëne, një vit e gjysëm pas ngjarjes nuk ka përgjigje”, tha Dule.
Keni ide pse vonon përgjigja, keni pyetur qoftë edhe jozyrtarisht?
Dule: Unë pyes veten, miq shokë. Nuk është vetëm mosdhënia e përgjigjes, por mos harrojmë se u la pa u varrosur. Nuk e pranon asnjë kod, asnjë shoqëri njerëzore.
U la 7 dit pa u varrosur. Asnjë lloj argumenti, në një kohë që pati shumë spekulime, abuzime. E vërteta shëron, duhet transparencë.
Pse nuk e thonë përgjigjen, janë të paaftë?
Dule: Fillon që nga trajtimi i çështjes e cila lë hije të rënda dyshimi./abcnews.al