Presidenti i Kosovës ka folur në një konferencë për shtyp në lidhje me takimet që ka zhvilluar në Uashington.
Gjatë fjalës së tij, presidenti Hashim Thaçi u shpreh ndër të tjera se takimet në Uashington kanë qenë të rëndësishme dhe vendimtare për vendosjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë fjalës së tij, Thaçi u shpreh:
Në këtë kohë kisha planifikuar që të jem në sallë të kuvendit, por, në pamundësi që të ju drejtohem përmes Kuvendit, më lejoni që të ju drejtohem përmes kësaj konference.
Çështja të cilën do të informoj ndoshta është më e rëndësishmja për Kosovën në këtë fazë të konsolidimit të shtetit, e kam fjalën për angazhimin e Kosovës e miqve tanë amerikanë për mendësinë e arritjes së paqes përfundimtare Kosovë – Serbi, për procesin e mundësisë për marrjen e njohjes nga Serbia të anëtarësimit të Kosovës në organizatën e kombeve të bashkuara dhe hapjen e perspektivës së sigurt për Kosovën që sa më shpejt të bëhet anëtare e NATO-s.
Më tej presidenti u shpreh se ka pasur edhe takime në Pentagon ku ka kërkuar edhe mbështetje për Ushtrinë e Kosovës.
Ai deklaroi:
“Kam pasur takime edhe me përfaqësuesit e administratës së SHBA-së në Pentagon jam pritur nga sekretari i mbrojtjes me të cilin kemi diskutuar për të arriturat e ushtrisë së Kosovës e që Kosova të jetë sa më parë në NATO, dhe të pajiset me standarde të NATO-s.”
Hashim Thaçi deklaroi gjithashtu se SHBA-të janë të rëndësishme për Kosovën në këtë fazë të konsolidimit të shtetit dhe si i kanë premtuar qindra miliona dollarë pas marrëveshjes me Serbinë.

