Përfaqësuesi i PD dhe opozitës në tryezën politike për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka dhenë detaje për mediat pas takimit të sotëm me ambasadorët e huaj. Bylukbashi sqaron se shpalosën qendrimin e tyre për Reforën Zgjedhore.
“Ishte një ftesë e bërë nga përfaqësueit e vendeve të BE, ku ne patëm mundësinë që të shpalosnim jo vetëm aspektet tona teknike, por mbi të gjitha qendrimin tonë. Mbi të gjitha thekson angazhimin e palëkundur të opozitës, bërja e Reformës është një ndër kushtet themeolre të Bundestagut. Shqiptarëve u duhet një reformë zgjedhore që i garanton ata nga vullneti i një kryeministri grabitqar që grabit zgjedhjet”, tha ai.
Më tej Bylyukbashi iu përgjigj edhe Damian Gjiknurit, i cili më herët është shprehur se PD duhet të jetë me këmbë në tokë për disa çështje.
“Nëse PS vjen me idenë se mund të vendosë ajo çfarë janë propozie të arsyeshme me këmbë në tokë dhe çfarë nuk janë, ka hyrë gabim më 14 janar. Ne nuk pranojmë asnjë reformë zgjedhore që të kalojë sa për të mbyllur një faqe.
Konsensusi arrihet për të garantuar standarte. Siç tha sot ambasadorja amerikane se rekomandimet e OSBE janë thjeshtë dyshemeja. Dhe pikërisht ato rekomandime kanë ardhur se PS ka masakruar zgjedhjet”, u shpreh ai.
I pyetur më tej nëse mori PD mbështetje nga diplomatët për të frenuar procesin e vettingut për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor: “Nuk ka asnjë diskutim kaq të detajuar në tryezë. Ne bëmë të qratë se Shqipërisë i duhet që në ditën e zgjedhjeve të ketë gjykatë të pavarur dhe funksionale. E gjithë opozita e bahskuar nuk do të parnojë një gjykatë zgjedhore që është e gjitha nën duart e kryeministrit Rama”. /abcnews.al