Lautaro Martinez është fiksimi i Barcelonës. Katalanasit duan një sulmues për të zëvendësuar Luis Suarez dhe argjentinasi i Interi u duket ideali për ta. Sigurisht për ta bërë tyrin do të duhet të paguajnë klauzolën që ka në kontratën me zikaltrit dhe kap shifrën e 111 milion eurove.
Katalanasit kanë një plan për ta transferuar argjentinasin dhe sipas “Sport” në Spanjë ata anë të gatshëm të ofrojnë 70 milion euro edhe të ofrojnë dy lojtarë në këmbim. Arturo Vidal është një prej lojtarëve, që Interi e tentoi në muajin janar.
Veç mesfushorit, Barcelona ofron edhe mbrojtësin e djathtë, Nelson Semedo. Nga ana tjetër spanjollët kanë menduar edhe për pagën e Martinez, i cili do të përfitojë 7 milion euro në sezon. Gjithsesi katalanasit do të duhet të rivalizojnë edhe me Real Madrid, që është futur në garë për shërbimet e sulmuesit. /abcnews.al