Yuri Kim mbështet integrimin: Shpresojmë që BE ti thotë PO Shqipërisë

schedule22:31 - 2 Mars, 2020

schedule 22:31 - 2 Mars, 2020

Ambasadorja Yuri Kim përmes një njoftimi në rrjetet sociale shkruan se procesi i pranimit të çeljes së negociatave me Shqipërinë do ta bëjë vendin  më të fortë.

Kim ka cituar komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi,  i cili tha sot se i qëndron fort në rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe shpresoj që Shtetet Anëtare të marrin një vendim pozitiv në javët e ardhshme.

“Procesi i pranimit në BE – dhe reformat që kërkon – do ta bëjnë Shqipërinë më të fortë. Shpresojmë që BE të thotë PO për Shqipërinë”, shkruan Kim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!