Edhe një takim tjetër ndërmjet LVV-së e LDK-së pritet për të harmonizuar qëndrimet me partnerët e koalicionit para mbledhjes së qeverisë ku pritet të vendoset për tarifën ndaj produkteve serbe.
Ndërkohë kryeministri Kurti i ka dërguar një letër presidentit amerikan Donald Trump si dhe sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeu ku i ka njoftuar për hapat që do të ndërmarrë qeveria për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe.
“Nga 15 marsi ne do të fillojmë heqjen graduale të tarifave për mallrat serbe dhe ato boshnjake. Fillimisht do të hiqen tarifat për lëndët e para. Këtë e bëjmë si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me SHBA-në në dialogun me Serbinë. Ne shpresojmë se veprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi shkruan ndër të tjera Kurti në letrën drejtuar Trumpit dhe Pompeos”, shkruan Kurti.
Ai gjithashtu ka shkruar se ai do të vihet në krye të dialogut.
Ndërkohë deputetët e Kuvendit në një seancën të jashtëzakonshme kanë diskutuar pikërisht për tarifën.
Shefi i grupit Parlamentar të AAK-së ka thënë se Kosova nuk do të duhet të dorëzohej duke hequr tarifën.
“Sot i kemi 100 arsye që të kundërshtojmë heqjen e taksës. Kosova do të duhej të dijë se nëse sot i hapim tregun Serbisë ky do të jetë rrezik për nesër”, tha Daut Haradinaj.
“E vërtëta është se qeveria e kaluar ka rënë pikërisht nga taksa, edhe kjo qeveri mund të bjerë pikërisht nga taksa”, tha Kadri Veseli;
Qeveria e kaluar ra nga taksa, edhe kjo qeveri mund të bie pikërisht nga taksa.
“Heqja e taksës siç e ka propozu kryeministri dhe pastaj ndryshimi i qëndrimit të tij tregon jokonsistencë. Për më tepër shohim një dallim mes partnerëve të koalicionit qeverisës”, u shpreh deputeti i Nismës Social Demokrate Fatmir Limaj.
Ndërsa kryeministri i Kosovës,Albin Kurti u shpreh se tarifa për lëndën e parë hiqet si shprehje e vullnetit të lirë.
“Tarifa 100 % ndaj produkteve serbe ishte vendosur nga qeverisja e kaluar në nëntor të vitit 2018, ndërsa pikërisht mospajtimet për heqjen ose jo të saj kanë bërë që të japë dorëheqje kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj dhe të bie qeveria e kaluar”./abcnews.al


