Kreu i PD, Lulzim Basha është duke zhvilluar një drekë pune me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Basha dhe ambasadorja ndodhen në “Rogner”.
Ndërkaq, takimi mes tyre vjen vetëm pak orë para nisjes së manifestimit të Presidentit Ilir Meta me qytetarët. Kjo është hera e dytë që Basha dhe ambasadorja zhvillojnë takim së bashku, që pas marrjes së detyrës së Kim në krye të selisë diplomatike amerikane.
/abcnews.al