VIDEO | Atletico vuan në transfertë, nuk fiton as ndaj Espanyol

schedule17:57 - 1 Mars, 2020

schedule 17:57 - 1 Mars, 2020

Takimi i La Liga-s mes Espanyolit dhe Atletico Madridit, është mbyllur në shifrat 1-1. Ishin vendasit katalanas ata që shënuan të parët, duke detyruar mbrojtësin e Atleticos, Stevan Savic, të shënojë një autogol në portën e tij.

Pjesa e parë, u mbyll në favorin e vendasve, por që në sekondat e para të pjesës së dytë, Atletico barazoi. Ishte mesfushori spanjoll, Saul Niguez, ai që lëshoi një predhë me të majtën, duke shtangur portierin mik dhe duke shënuar një supergol.

Të dyja skuadrat më pas kishin mundësitë e tyre për të shënuar dhe për të gjetur një gol fitoreje, por në fund u ndanë në shifrat e barabartë. Kjo pikë në transfertën katalanase, e ngjit Atleticon në vendin e katërt, me 44 pikë në total. Para djemve të Simeones, qëndrojnë Barcelona, Real Madrid dhe Sevilla./abcnews.al

La Liga, java 26

Espanyol – Atletico  1-1
Savic (ag) 24′ / Saul 46′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!