Shkëndija e Tetovës përfitoi nga barazimi i Vardar dhe shkurton në 8 pikë diferencën me kreun. Kuqezinjtë e Ernest Gjokës mposhtën 4-1 në shtëpi Makedonija GP falë golave të Omar Imerit (realizoi dy herë), Medzit Nezirit dhe Arbin Zejnulai.
Ky sukses i ngjit kampionët në fuqi në kuotën 35 pikëve dhe ndeshja e radhës zhvillohet në fushën e Borec. Spektakël, gola dhe kartonë të kuq në Shkupi-Renova. Derbi i skuadrave shqiptare në kampionatin e Maqedonisë së Veriut u mbyll me fitoren 2-3 të miqve nga Tetova.
Dygolëshi i Sergino nuk i mjaftoi bardhekaltërve nga kryeqyteti, të cilët luajtën me dy lojtarë më pak prej minutës së 68-të. Dy golat e Florian Kadriut dhe rrjeta e Ilirid Ademit i dhanë tre pikë të arta për mbijetesën Renovës. Ndeshja tjetër mes Akademija Pandev dhe Borec u mbyll pa gola. /abcnews.al