Chelsea ia doli të evitonte humbjen në minutat e fundit. Marcos Alonso shënoi golin e dytë personal në minutën e 85-të dhe i dhuroi një pikë skuadrës së tij. 2-2 u mbyll sfida në fushën e Bouremouth, që përmbysi në minutat e para të pjesës së dytë golin e Marcos Alonso në pjesën e parë.
Spanjolli realizoi sërish dhe ndeshja u mbyll pa fitues. Një mundësi e mirë për skuadrat e tjera që t’i afrohen “Bluve të Londrës” në vendin e katërt. West Ham zhvilloi një ndeshje të madhe përballë Liverpool dhe sot u rikthye te fitorja.
“Çekiçët” mposhtën 3-1 në fushën e tyre Southampton, duke siguruar tre pikë të arta në luftën për mbijetesë. Dueli Newcastle-Burnley u mbyll pa gola, teksa sfida e orës 13:30 mes Brighton dhe Crystal Palace u fitua 0-1 nga miqtë. /abcnews.al