Daçiç: Heqja e pjesshme e taksës, lojë politike e Kurtit

schedule15:30 - 29 Shkurt, 2020

schedule 15:30 - 29 Shkurt, 2020

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar këtë të shtunë pas vendimit kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për heqjen e pjesshme të taksës. Në një prononcim për mediat vendase Daçiç është shprehur se veprimi i Kurtit është ‘vetëm një lojë manovruese brenda politikës së tij’.

Ndër të tjera në komentin e tij për heqjen e taksës shefi diplomacisë serbe është shprehur ndër të tjera se thelbi i politikës së Kurtit është parë në zyrën e tij, ku qëndron flamuri shqiptar dhe jo flamuri i Kosovës.

Duke cituar presidentin Vuçiç ai tha se heqja e pjesshme e taksës është një tjetër manipulim i Prishtinës. Gjithashtu Daçiç e ka quajtur të pa logjikshme, deklaratën e Kurtit, ku  kërkohet nga Serbia të ndalet fushata për tërheqje të njohjeve.

Ndëkohë një ditë më parë Kurti ka paralajmëruar  se më 15 mars do ta heq taksën vetëm për lëndën e parë që vjen nga Serbia, ndërkohë shtoi se më 1 prill mund ta heq plotësisht nëse Serbia reflekton dhe jep sinjale se do të ndalë fushatën për tërheqje të njohjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!