SONDAZHI/ A duhej ta hiqte Albin Kurti taksën ndaj Serbisë? Përgjigjen 12 000 shqiptarë

schedule10:27 - 29 Shkurt, 2020

schedule 10:27 - 29 Shkurt, 2020

Vendimi i dy ditëve më parë i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të hequr taksën ndaj mallrave serbe shkaktoi mjaft reagime pozitive dhe negative në Kosovë.

Kurti tha se taksa hiqet përkohësisht dhe me kushte, por kjo nuk ka kënaqur as aleatët amerikanë, të cilët kërkuan heqjen e plotë dhe pa kushte të saj.

Nisur nga situata e krijuar, abcnews.al po zhvillon një sondazh në Facebook duke shtruar pyetjen: A jeni dakord me vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për heqjen e teksës ndaj mallrave serbe?

Sondazhi do të vijojë për një javë dhe mund ta ndiqni KËTU.

Ndërkohë, deri më tani në sondazh kanë marrë pjesë më shumë se 12 200 përdorues të rrjeteve sociale, ku 58% e tyre kanë mbëshetur vendimin e Kurtit për heqjen e taksës, ndërsa 42 % kanë qenë kundër këtij vendimi.

Sondazhi përfundon më datë 4 mars. /abcnews.al