Kryeministri i Ukrainës dorëzon dorëheqjen për herë të dytë

schedule09:34 - 29 Shkurt, 2020

schedule 09:34 - 29 Shkurt, 2020

Kryeministri ukrainas Oleksiy Honcharuk paraqiti dorëheqjen e tij për herë të dytë pas raporteve që Presidenti Volodymyr Zelenskiy mund të përgatitej për ta larguar.

Një burim i tha Reuters se Honcharuk ishte vendosur të largohej, por nuk dha detaje të tjera. As zyra e Honcharuk dhe zyra e Zelenskiy nuk iu përgjigjën kërkesave për komente. Zelenskiy ka mbledhur një takim të veçantë të parlamentit të Mërkurën.

Ndërrimi i kryeministrit do të vinte në kohën kur besimi në qeverinë e Zelenskiy-t ka rënë prej kohës kur ish-aktori shënoi fitore befasuese në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar. Ai kishte premtuar se do t’i japë fund luftës në lindje të vendit dhe se do ta luftojë korrupsionin.

Honcharuk javën e kaluar mohoi që kishte paraqitur dorëheqjen e tij ose kishte diskutuar largimin e tij me Zelenskiyn.

Mbështetja për Honcharuk ra në 8% nga 12% për të njëjtën periudhë, ndërsa 33% kanë një mendim negativ për të tani.

Sipas sistemit të Ukrainës, është parlamenti që ka fuqinë për të emëruar dhe shkarkuar kryeministrin dhe qeverinë. Partia “Shërbëtori i Popullit” i Zelenskiy ka një shumicë në dhomë, që do të thotë se Zelenskiy mund të shkarkojë Honcharuk pa pasur nevojë për miratimin e partive të tjera politike. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!