Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maqedonia e Veriut anulon tubimet publike për shkak të koronavirusit

schedule07:50 - 29 Shkurt, 2020

schedule 07:50 - 29 Shkurt, 2020

Qeveria e Maqedonisë së Veriut rekomandon anulimin e të të gjitha tubimeve masive publike, si masë ndalimi ndaj koronavirusit.

Aktualisht këto masa do të vlejnë deri më 6 mars, por mundësia për masa të reja do të ngelet e hapur.

Sakaq, ngjarjet sportive të caktuara për këtë periudhë nuk anulohen, por do të bëhen pa prezencën e publikut.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka bërë me dije se një udhëtar, i cili nga Italia është kthyer në Strumicë, më 22 shkurt, është paraqitur se ka temperaturë të lartë.

Në klinikën infektive në Shkup, tashmë po kurohet një person i diagnostifikuar me koronavirus, ndërsa 12 persona janë në izolim për shkak të kontakteve që kanë pasur me persona të prekur nga koronavirusi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!