SHBA-Kore e Veriut/Lojërat Olimpike “ulin” tensionet

schedule09:19 - 13 Shkurt, 2018

schedule 09:19 - 13 Shkurt, 2018

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord për qëndrimin që do të mbajnë ndaj Veriut dhe madje edhe për bisedimet eventuale që mund të zhvillohen me të. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence, gjatë rrugës së kthimit nga Pençang, ku ndoqi hapjen e Lojrave Olimpike Dimërore. Në një intervistë për “Washington Post” dhënë nga bordi i “Air Force 2”, Pence ka deklaruar se në bisedimet e zhvilluara me liderët koreano-jugorë është rënë dakord që tratativat t’i nisë Seuli dhe menjëherë më pas të ndiqen nga Uashingtoni. Pence ka theksuar se strategjia është e tipit “presion maksimal dhe zotim”, që ndryshon nga ajo e mëparshme e ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara, që parashikonte vetëm presion derisa Peniani të hiqte dorë nga ambiciet bërthamore. “Presioni nuk zbutet derisa ata të bëjnë diçka që ne dhe aleatët ta konsiderojmë kuptimplotë. Fushata e presionit do të vijojë dhe do të intensifikohet, por nëse ata duan të flasin, atëherë edhe ne do të flasim”, ka sqaruar Pence./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!