“E pra, e vërteta doli në shesh”, shkruan Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, i cili ishte në stadium dhe pa Tiranën të mposhte me rezultatin 5-1 Partizanin. Me siguri xhaxhai i tij, Olsi, as që i ka folur pas ndeshjes, pasi mendjen e ka pasur të kontestojë gjykimin.
Gregu, i cili “e nxori kokën” që pas fitores që Tirana mori me Kukësin, duke pozuar me Michael Ngoo, tani do të jetë më shpesh në stadium dhe sërish me shallin e bardhebluve. Pas derbit, çuditërisht reagoi edhe vetë kryeministri.

Notat e humorit nuk i mungojnë në reagimin e tij, teksa shigjeton vëllain dhe Erjon Braccen, të cilin nuk e falën as tifozët e Tiranës. “O Zot! Ky me Tironën, xhaja vet dhe Erjoni im me Partizonin. Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan”, shkruan kryeministri, ndaj të cilit as këtë herë nuk munduan thirrjet kundër. “Rama ik” janë kthyer në refren në stadiumet shqiptare”.
View this post on Instagram
Rikthehen thirrjet “Rama ik!”. Ja ç’po ndodh në derby-n Tirana-Partizani

