Thumbimet mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës nuk mungojnë kurrë në një derbi. Pavarësisht se po humbasin, ultrasit e kuq vazhdojnë të mbështesin skuadrën e zemrës dhe në pjesën e dytë nxorën pankartën e radhës.
“Ju, më artificialë se liqeni“, lexohet në mesazhin e tyre, duke ironizuar “armiqtë e përjetshëm” të Tiranës. Kjo pankartë u mbajt disa momente në zonën ku është vendosur grupimi Ultras Guerrils, teksa dy skuadrat vazhdojnë të luftojnë fort në fushën e blertë. /abcnews.al