Përhapja e koronavirusit, Irani anulon “Lutjet e së Premtes”

schedule15:49 - 28 Shkurt, 2020

schedule 15:49 - 28 Shkurt, 2020

Irani ka anuluar lutjet e së Premtes në Teheran dhe 22 kryeqytetet e tjera provinciale për herë të parë, për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Irani është një nga vendet më të prekura në botë nga përhapja e virusit të ri. Klerikë të moshuar shiitë kanë refuzuar thirrjet dhe mbylljen e faltoreve.  Ndërkohë, muslimanët po marrin masa paraprake në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.

Po ahstu ministria e për Çështjet Islamike e Kuvajtit tha se predikimet e së Premtes nuk duhet të kalojnë 10 minuta dhe xhamitë Bahreini gjithashtu kanë shkurtuar lutjet e së Premtes.

Sakaq, Arabia Saudite ka ndaluar përkohësisht vizitat fetare në Mekë dhe Medinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!