Ditën e diel pritet të zhvillohet derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit. Supersfida këtë herë do të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të frikës nga Coronavirusi. Megjithatë ka një lajm të mirë për të gjithë tifozët e Interit.
Portieri zikaltër, Samir Handanovic, do të jetë i gatshëm për ta filluar ndeshjen si titullar ditën e diel. 35-vjeçari nuk ka luajtur në asnjë në gjashtë ndeshjet e fundit që Interi ka zhvilluar për shkak të një dëmtimi në dorë. Slloveni tashmë është rikthyer në stërvitje dhe e ka përfunduar të plotë seancën.
Portieri do të rikthehet në kohën e duhur për milanezët, pasi në ndeshjen e fundjavës vendoset shumë për garën e titullit kampion. Një plus më shumë për Conten, i cili do të tentojë fitoren në derbi. Ndërkohë Gagliardini dhe Sensi nuk do të jenë të gatshëm për teknikun italian për ndeshjen që do të zhvillohet në “Allianz Stadium”, për fat të keq me dyer të mbyllura. /abcnews.al