PYETJE-PËRGJIGJE/ Si është situata me prodhimin e vaksinave kundër koronavirusit?

schedule09:20 - 28 Shkurt, 2020

schedule 09:20 - 28 Shkurt, 2020

Ndërsa rastet e koronavirusit po rriten në të gjithë globin, të gjithë janë përqëndruar në gjetjen e një vaksine. BBC ka përgatitur disa pyetje-përgjigje në lidhje me vaksinat dhe sa shpejt mund të kemi një vaksinë për koronavirusin raporton abcnews.al

1.Si funksionojnë vaksinat?

Vaksinat luftojnë viruset dhe bakteret e sistemit imunitar. Ato mbrojnë trupin nga ata që njihen si “pushtues”, i luftojnë këto trupa dhe pastaj mësojnë organizmin si t’i luftojë ato. Kur njerëzit ekspozohen sërish ndaj virueseve ose baktereve, trupi i tyre ka të gjithë mekanizmin e duhur për t’i luftuar.

2.Çfarë lloj vaksinash  ekzistojnë?

Metoda kryesore e vaksinimit për dekada ka qenë vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës.

Puna për një vaksinë të re të koronavirusit është më e komplikuar për shkak se ende nuk dihet  kodi gjenetik i koronavirusit të ri, Sars-CoV-2.

Disa shkencëtarë të vaksinave po heqin pjesë të vogla të kodit gjenetik të koronavirusit dhe po e vendosin atë në viruse të tjera, plotësisht të padëmshme.

3.Deri ku ka shkuar puna për shpikjen e një vaksine kundër koronavirusit?

Studiuesit kanë zhvilluar disa lloje vaksinash, të cilat po testohen te kafshët.

4.Nëse krijohet vaksina e duhur, sa kohë do të duhet për t’u prodhuar në masë?

Nëse vaksinat e testuara te kafshët kanë rezultat, mund të provohen te njerëzit në fund të vitit. Edhe nëse puna e shkencëtarëve përparon për sa i përket gjetjes së vaksinës, do të duhet një punë masive për prodhimin e saj.

5.A do të funksionojnë njësoj te të gjithë njerëzit?

Është pothuajse e pashmangshme që vaksina të jetë më pak e suksesshme te njerëzit e moshuar. Kjo nuk lidhet me vaksinën në vetvete, por me sistemin imunitar, që në këtë rast nuk i përgjigjet mirë.

6.A do të ketë efekte anësore?

Të gjithë medikamentet, madje edhe paracetamoli, kanë efekte anësore. Por pa prova klinike është e pamundur të dihet se cilat mund të jenë efektet anësore të një vaksine eksperimentale.

7.Derisa të ketë një vaksinë, cilat trajtime janë të disponueshme?

Vaksinat parandalojnë infeksionet dhe mënyra më e mirë për të luftuar infeksionin është higjena e mirë.

Ka disa ilaçe anti-virale që përdoren në disa  klinika, por nuk ka siguri nëse ato janë efektive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!